Emra bebesh, frymëzuar nga vipat shqiptarë

Yjet shqiptarë janë bërë prindër gjatë kohëve të fundit, aq sa pa frikë krijohet një listë e gjatë me emra që mund t’iu frymëzojnë nëse gjithashtu jeni në pritje të ëmbël. Nga Emi, Hana, Sofia, Helena dhe Kird, Duam, Roman, Raiden, janë disa nga emrat që personazhet e showbizit shqiptar, kanë përzgjedhur për të vegjëlit e tyre.

Emra vajzash

Emi-Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi e quajtën Emi vogëlushen e tyre, të lindur pak ditë më parë. Hana-Vajza e Mozzik dhe Loredanës. Sofia-Alba Çobaj, ish-banorja e BB8 u bë nënë për herë të parë dje dhe zgjodhi emrin Sofia për vajzën e saj. Iza-Vajza e Mc Kresha-s dhe Erzinës. Kaimana-Emri i veçantë i vajzës së Linda Halimit. Kaia-Vajza e dytë e aktores Teuta Krasniqi. Sea-Si vajza e moderatores Vilma Masha. Helena-Diellza Kolgeci vendosi ta quajë kështu vajzën e saj.

Emra djemsh

Krid-Klea Huta dhe Elgit Doda e quajtën Krid vogëlushin e ardhur në jetë pak ditë më parë. Duam-Djali i Alban Skënderaj dhe Miriam Canit quhet Duam. Roman-Njësoj si emri i djalit të dytë të Sara Hoxhës dhe Ledion Liços. Noah-Si vogëlushi i Fatmës dhe Alfios. Krenp-Djali i Elisa Spiropalit quhet Kren- si shqipja me dy krena (kokë). Aristotel-Gazetarja Anila Basha zgjodhi emrin Aristotel për të birin. Zëri-Djali i Gjikos dhe Elita Rudit. Efehan-Nëse doni një emër të veçantë djali, Almeda Abazi jua thjeshtësoi punën. Raiden-Si djali i moderatores Jona Spahiu.

SHKARKO APP