Emrat e mëdhenj të muzikës mblidhen në festivalin veror

David Guetta, Black Eyed Peas, Travis Scott ishin në mesin e emrave të famshëm të mbledhur së bashku, në skenën e festivalit të 18-të “Mawazine” në Marok, një event që tërheq artistë ndërkombëtarë nga zhanre të ndryshme muzikore. Këngëtarja spanjolle Rosalia, e njohur për gërshetimin e bërë muzikës “flamenco” me atë urbane, ishte ajo që çeli festivalin, ylli i muzikës latine J Balvin, elektrizoi më pas saj sallën, duke i bërë njerëzit të këndonin me të.

Me “single-n” e tij “Reggaeton“, J Balvin pushtoi për të 13-tën herë klasifikimet latine. Videot e tij muzikore, që kanë përfshirë në plot raste edhe yje si Selena Gomez apo Cardi B, kanë grumbulluar 11 miliardë shikime në YouTube. Një tjetër emër i njohur sot në mbarë botën, David Gueta e bëri të paharrueshme mbrëmjen për njerëzit e mbledhur në koncert.

“Mawazine” organizohet nga grupi jo fitimprurës “Maroc Cultures”, nën patronazhin e mbretit Mohammed VI., 2,5 milionë njerëzit që ka tërhequr gjatë viteve të fundit, e bëjnë atë festivalin e dytë më të madh të muzikës në botë pas “Donauinselfest”, të Vjenës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?