Enca e çon një nivel më tej: I dedikon këngë sherrit me Noizy-n?

Thumbat mes dy artistëve kanë bërë bujë kohët e fundit në media. Mes postimeve në Instagram dhe dedikimeve në koncerte, Enca i ka çuar diss-et në nivelin tjetër.

Në një seance në Instagram Live, Enca ka shpjeguar kuptimin pas tekstit të këngës “Ciao” dhe si i erdhi frymëzimi për ta shkruajtur. Ajo tha se ishte një inspirim i momentit nga gjithë gjërat që i kanë ndodhur dhe si është ndjerë këto muaj.

“Kënga flet për momente që ajo kalon me shoqërinë, apo ndonjëherë kur ndihesh e mërzitur, e lënduar për shkak të atij ‘motherfucker’, por në fund të ditës ti kupton se rrethohesh nga njerëz që të duan,” shprehet Enca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një pjesë të tekstit thuhet: “Ata folin bla bla ba, neve jua bëjmë ha ha ha.” Pikërisht kjo frazë i ka bërë fansat të mendojnë se kënga i dedikohet tashmë “armikut” të këngëtares, Noizy-t. Sipas Encës, në këtë këngë i ka thënë të gjitha, po në mënyrën më të ëmbël të mundshme./Anabel/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?