Enca rrëfen se si e droguan shokët pa dijeninë e saj
Këngëtarja Enca Haxhia mbrëmë ka qenë e ftuar në Xing me Ermalin ku ka treguar një rast konsumimi droge që mund t’i kushtonte edhe jetën.
Ajo tregoi se si shokët e saj pa dijeninë e saj e kanë droguar me kërpudha haluçinogjene, të cilat pa dashur Enca i ka ngrënë në sallatë. Kjo ishte edhe hera e parë kur Enca ka provuar ndonjëherë drogë në jetë.
“Ishim me shokët e mi në Europë, në Amsterdam, Holandë. Sinqerisht, në fillim nuk e dija, herën e parë. Shokët e mi morën tip kërpudhash dhe na i bashkuan me sallatën, tostin, e ushqime të tjera. Nga ato kërpudhat që ndjehesh si Liza në Botën e Çudirave. Çfarë nuk ndodhi atë natë. Prej asaj nate unë mund të mos isha më këtu”,-rrefeu këngëtarja.