”Ëndërra vazhdon”, Egli reagon në Instagram: Mezi pres të jem…

Finalistja e ”Big Brother Albania Vip 4”, Egli Tako ka kthyer heshtjen. Në një postim në instastory, ajo ndër të tjera ka falënderuar ndjekësit për të gjithë mbështetjen dhe dashurinë e dhënë. Sakaq, Egli nënvizon se ”ëndërra vazhdon”, dhe se mezi pret të jetë afër publikut të saj.

Ajo dhe Gjesti krijuan një raport shumë me ulje dhe ngritje, sakaq ”lidhja” e tyre u bë një nga më të diskutuara kudo. Veç kësaj, Egli Tako ka falënderuar edhe producenten e këtij reality show për mundësinë e dhënë, Sara Hoxhën.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo fund, është një fillim i ri! Me përfundimin e kësaj eksperience, kam kuptuar se i kam shtuar librit të jetës sime një kapitull të cilin s’do e harroj kurrë!

Swiss Digital Mobile Reklama

FALEMINDERIT nga zemra publiku im për gjithë dashurinë & mbështetjen e pakushtëzuar që ma keni dhënë, e vazhdoni ma jepni çdo sekondë. Jeni bekim e ju dua shumë secilin prej jush!

Mezi pres të jem afër jush për gjithë dashnin që ma keni dhuruar.

Ëndrra vazhdon..

E juaja, Egli

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?