Endrit Mërtiri mahnit Gabbanën me setin e ri
Ai është një nga fotografët më të kërkuar të momenti, si nga vipat shqiptar por edhe për kopertinat e revistave. Ai është një nga fotografët më të kërkuar të momentit si nga vipat shqiptar por edhe për kopertinat e revistave.
Këtë herë Endrit Mërtiri ka shpalosur gjithë talentin dhe imagjinatën e tij në një video dhe set fotografik me tematikë Siçilinë dhe Italinë. Mërtiri shprehet se ishte një ide e gjitha personale e tij nisur nga printet siciliane dhe traditat italiane të cilat thekson se i ka mjaft përzemër.
E gjithë puna e tij në të cilën kishte mbledhur emra të njohur të modelingut shqiptar si Oriola Marashi, Alesia Noka, Niki Deligjorgji , Arbër Troka etj nuk ka kaluar pa vënë re nga stilisti italian Stefano Gabbana. “Ai e pëlqeu shumë, pasi ja tregova të mbaruar projektin si në video ashtu dhe në foto duke postuar foto dhe video,”-shprehet Mërtiri. Të gjithë modelët u shfaqën të veshur në këtë videop me Dolce & Gabanna, me idenë e Siçilisë së para shumë viteve për të transmetuar “Sicilian Mood”, siç e etikon vetë Mërtiri.