Eneda Tarifa: Jam e lashtë përfundimisht
Eneda Tarifa një ndër këngëtaret më të mira të skenës shqiptare, por tashmë dhe një moderatore shumë e zonja, ndjen nostalgji për kohën që ka kaluar në skenë. Me anë të një videoje që Eneda ka postuar në Instagramin e saj, që i përket 10 viteve më pare, ajo shpreh mallin për kohën dhe zërin e saj dikur. ‘Zëri im’ është kënga që ajo po performon në video dhe vlen për t’u theksur zëri është brilant si tani. Ajo e quan vetën të lashtë për faktin që ka shumë vite në tregun muzikor, pavarësisht se pamja e saj nuk e tregon aspak këtë gjë. Këngëtarja nuk harron të falenderojë bashkëngjitur videos edhe autorët e kësaj kënge, Flori Mumajesin dhe Darko Dimitrov. “Jam e lashtë përfundimisht”, shkruan Eneda me humor.