Eneda Tarifa konfirmon largimin nga “Portokallia”

Dy ditë më parë u njoftua se Eneda Tarifa nuk do të ishte më pjesë e “Portokalli”. Por moderatorja e njëkohësisht këngëtarja ka shuar kërshërinë për të gjithë, ndërsa ka bërë me dije se do të jetë sërish pjesë e këtij televizioni, por do të angazhohet në një projekt tjetër. Pas 6 vitesh si drejtuese e spektaklit të humorit në “Top Channel”, Eneda Tarifa largohet nga ky format, për t’u bërë fytyra e një tjetër projekti brenda televizionit ku ajo punon, për të cilin nuk zbulohen ende detaje. Lajmin e zyrtarizon vetë moderatorja për revistën Who: “E konfirmoj largimin tim nga “Portokallia”, por nuk bëhet fjalë për një largim nga tch. Do të vijoj të jem pjesë e Top Medias në ndonjë tjetër projekt, që është ende në tavolinë. Ky është një vendim i drejtuesve të Top Channel dhe unë e respektoj. Mendoj se kam dhënë maksimumin tim në këto gjashtë vite “Portokalli”, shprehet Eneda për revistën. Gjatë bisedës telefonike, Eneda tha gjithashtu se dëshiron që këtë kohë të shkurtër pushimi ta shfrytëzojë për të bërë muzikë… “Dua të bëj muzikë, sepse më mungon vazhdimisht”, përfundon Tarifa.

SHKARKO APP