Eni Koҫi, më në fund i përgjigjet pyetjes “A je e dashuruar?”
Nëse e mbani mend intervistën e Greta Koҫit pak ditë më parë në “Rudina” në Tv Klan, për pyetjen “A je e dashuruar?”, me siguri do ta kuptoni menjëherë se është motra e saj. Diplomacinë e kanë në gjen dhe pas përgjigjes së Enit për të njëjtën pyetje, kjo nuk ka më asnjë dyshim.
Këngëtarja Eni Koҫi ka qenë sot e ftuar në programin e pasdites për të promovuar këngën e saj më të re “Hold Up”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku, edhe pse ka vetëm pak ditë që është prezantuar. Por ditët e fundit, Eni është vënë edhe në qendër të mediave e portaleve për jetën e saj private, ndaj s’mund t’i shmangej pyetjes “A je e dashuruar?” shkruan Class.
Por ashtu si e motra, edhe ajo, është stërvitur tashmë për përgjigjet diplomatike: “Unë jam e dashuruar me njerëzit që më duan, me të gjithë njerëzit që kam pranë vetes, jam e dashuruar me punën dhe karrierën time. Mendoj se ҫdo njeri ndihet i dashuruar… Jam e mbushur me dashuri”, – thotë ajo dhe me kaq duket se do të mbyllë gjithҫka është komentuar e diskutuar gjatë këtyre ditëve për një lidhje të mundshme me reperin kosovar Genc Prelvukaj.
Megjithatë, meqë i jepet rasti, ka edhe një reagim për mediat rozë e portalet: “Mediat, portalet kanë terezinë e vet, i marrin gjërat si të duan, ҫdo gjë merret si e duan ta marrin, unë jam tërhequr, kam vendosur të mos merrem”, – tregon 21-vjeҫarja, edhe pse e pranon se ka shumë raste kur është e vështirë të qëndrosh indiferente: “Ka raste që është e vështirë, sepse të ngjisin shumë gjëra që nuk i ke. Unë nuk i marr fare për bazë derisa kam vendosur të jem pjesë e kësaj jete, por ka edhe disa portale që të vdesin e të ngjallin… Ju lutem, vetëm mos na vdisni se jemi shëndoshë e mirë…”
(er.cu/BalkanWeb)