Eno Popi shuan heshtjen, flet për largimin nga “Wake up”

Thashethemet për braktisje të emisionit tashmë i ka dhënë fund një herë e mirë Eno Popi, ndonëse prej kohësh po spekulohej se ai do të dorëhiqej. Por moderatori i “Wake up” në Top Channel, Eno Popi, ka mohuar zërat për një braktisje të mundshme të ketij programi.

“Do të jem gjithë kohën në “Wake Up”, tërësisht i angazhuar në të”, ka konfirmuar gazetari dhe moderatori i njohur për Anabel.al.

Ne një shkrim të publikuar fillimisht ne revisten “Bordo”, shkruhej se Popi jo vetëm do të largohej nga emisioni që ai ka drejtuar prej 8 vjetësh, por aludohej se ai do të prezantonte një emision të ri për fëmijë.

Për gazetarin të gjitha këto lajme mbeten thashetheme dhe ai ka preferuar të mos japë detaje të mëtejshme edhe për programe të tjera të mundshme.

SHKARKO APP