Enrique Iglesias ndryshon pamjen me ndërhyrje kirurgjike
Ai mund të jetë një nga meshkujt më tërheqës, por duket se edhe Enrique Iglesias ka tipare në fytyrën e tij që nuk i pëlqejnë.
Bëhet fjalë për nishanin e tij të famshëm në faqe, krah hundës, të cilin më në fund vendosi të heqë me kirurgji plastike.Këngëtari latin fitues i çmimit Grammy iu nënshtrua ndërhyrjes që zgjati vetëm 5 minuta dhe pa dhimbje për të.
Megjithëse nuk është vënë shpesh re nëpër këngë të ndryshme si pasojë e grimit, Enrique përsëri i tronditi fansat e tij kur u fotografua pa shenjën e ti karakteristike të lëkurës. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai u rrëfye se ishte ndarë përgjithmonë me nishanin e tij.
Duke shpjeguar operacionin, ai tha se gjithçka mundi të shihte ishte gjak i shumtë dhe kjo gjë e trembi për vdekje, por zgjati shumë pak.