Episodi i “Game Of Thrones” transmetohet gabimisht

Episodi i rradhës i “Game of Thrones” është transmetuar gabimisht para kohe nga HBO Spain, katër ditë përpara datës së parashikuar.

Abonentët spanjollë arritën që të shikonin episodin e gjashtë të filmit që po thyen rekorde përreth një orë përpara se të hiqej nga transmetimi.

Por ishte mjaftueshëm në dispozicion që të shpërndahej në internet në një mori shërbimesh transmetimi. Lajmi vjen si goditje ndaj transmetuesit amerikan HBO, i cili kohët e fundit po lufton në mënyrë të fuqishme me hakersat të cilët janë vënë në ndjekje të “Game of Thrones” dhe  shpërndajnë episode në internet.

Disa skena të tjera janë publikuar kur një haker hyri në rrjetin kompjuterik të HBO dhe policia indiane arrestoi dje (15 gusht) katër persona për një rrjedhje të episodit të katërt të sezonit aktual.

SHKARKO APP