Era dhe këngëtari i famshëm gati për hitin e radhës

Këngëtari dhe producenti i njohur Jonas Blue në një postim në Instagram pak ditë më parë prezantoi albumin ‘Blue’ që do të lançohet në platformat muzikore onlinë më 9 nëntor.

Ajo që spikat më shumë është këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi.

Kënga “Purpose” vjen si bashkëpunim mes Jonas Blue dhe këngëtares e cila së fundmi po korr shumë suksese ndërkombëtare, Era Istrefi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke njohur artin që këta dy emra bëjnë, me siguri kënga do të jetë sukses i padiskutueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë e albumit janë edhe artistë të tjerë si Liam Payne, Joe Jonas, JP Cooper dhe Lennon Stella.

Kujtojmë se Jonas Blue ka realizuar në Shqipëri klipin e këngës “Mama” dhe pjesë e tij ishte modelja Oriola Marashi.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?