Era Istrefi, betohem: ‘U bëra e famshme në 24 orë’
Ylli i hitit ”Bon Bon”, në një intervistë për një website ndërkombëtar, ka rrëfyer se si nisi karriera e saj, ku në më pak se 24 orë, ajo u bë e famshme. Intervista e titulluar: “Era Istrefi është 22-vjeçarja shqiptare e cila u bë e famshme në 24 orë.”
Kënga “Bon Bon” e ka nxitur të kërkojë këngëtaren shqiptare dhe t’i bëjë asaj një intervistë në “Skype”.
“Atëherë, jam 22 vjeç tani por për herë të parë kam publikuar një këngë në Shqipëri kur isha 19 vjeç. U bë e njohur menjëherë-unë u bëra e njohur në 24 orë, betohem! Duke qenë se motra ime është gjithashtu një këngëtare shumë e njohur në Shqipëri, ishte më e lehtë për mua të bëhesha e famshme.”- është shprehur Era Istrefi.
E pyetur se çfarë e kishte frymëzuar të shkruante këngën “Bon Bon”, ajo është përgjigjur se ka qenë frika e të qenit “single” dhe frika e të përshkuarit të jetës e vetme.
“Doja të krijoja diçka që t’i nxiste njerëzit të ndiheshin të pavarur dhe të donin veten dhe të argëtoheshin. E vetmja gjë që ka rëndësi në fund është se kush po argëtohet më shumë. Ky është qëllimi im kryesor në jetë.”- ka thënë 22-vjeçarja.