Era Istrefi, e shtata në top listën e MTV-së
MTV Music ka renditur këngën “BonBon”, si një nga këngët më të mira të javës. Pas suksesit ndërkombëtar në të gjitha radiot europiane, programet televizive, apo edhe vendet publike, prej disa javësh “BonBon” ka hyrë fuqishëm edhe në top listën e MTV Music. Pasi qëndroi për pak kohë në vend të 10 në Top 20 vendet më të klikuara, “Bonbon” këtë javë është klasifikuar në vendin e shtatë dhe pritshmëritë janë gjithmonë në ngjitje. Gjatë kësaj jave ajo është renditur e shtata në listë, transmeton 21Media. Era Istrefi arriti të krijojë famë ndërkombëtare për një periudhë të shkurtër, duke nënshkruar edhe kontratë me produksion gjigant “Ultra Sony”.