Era Istrefi: Letër dashurie për komunitetin LGBT

Për muajin e LGBT, Billboard i ka kërkuar disa nga emrave më të njohur të ekranit që të shkruajnë letër dashurie për komunitetin e tyre. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi  ka publikuar letrën e saj që shkruan: “Ky realitet mund të jetë i ashpër për komunitetin LGBT, gjithsesi realiteti i hidhur është ajo që u dha atyre superfuqitë për ta transformuar këtë planet në një vend më krijues, argëtues dhe të zgjuar. Faleminderit për frymëzimin e pafund dhe ngjyrat që sillni në univers. Njëherë takova një fans timin nga komuniteti LGBT që kishte tentuar vetëvrasjen, pasi asnjë njeri në Kosovë nuk e kuponte. Ai më tha se muzika ime e inspironte dhe më bëri që të performoj vitin e kaluar në New York. Për këtë gjë që i jap atij ndjenjën fantastike të shpresës”, shkruan ylli i hitit “Redrum”.

SHKARKO APP