Era Istrefi rrëfen momentet e famës, një javë pa ngrënë(VIDEO)
Me një rrugëtim të jashtëzakonshëm që shënoi kthesën fantastike drejt debutimit ndërkombëtar shpejt, Era Istrefi ka shumë për të treguar.
Një pjesë të eksperiencës, Era e ka zbuluar në një prej intervistave më të fundit të realizuara në Londër.
Aty, këngëtarja nga Prishtina e ka përshkruar momentin kur në shpejtësi drite, kënga ‘Bonbon’ filloi të depërtoj ndërkombëtarisht.
‘Isha duke u relaksuar në shtratin e dhomës time dhe papritmas në Instagram, numrat e ndjekësve po rriteshin çmendurisht, rriteshin shumë shpejt. Unë mendova, a po më thyhej llogaria apo çfarë ishte duke ndodhur sepse ishte tejet sureale. Telefoni im po eksplondonte’ – u shpreh mes tjerash Era.
Këngëtarja në intervistën e saj shtoi se kjo gjendje ‘çmendurie’ pa lëvizur e pa ngrënë i kishte zgjatur për rreth një javë derisa kishte marrë vetën nga komplimentet e shumta për ‘Bonbon’.