“Era Istrefi, Shqiptarja që po josh gjithë botën”

Era Istrefi vazhdon të na surprizojë çdo ditë e më shumë. Një tjetër revistë prestigjioze ka bërë një shkrim për artisten e “Bonbon”, e cila padiskutim po pushton mbarë botën.

“Era Istrefi, artistja shqiptare që po josh gjithë botën”, ky është titulli që revista “V” ka vendosur për artikullin dedikuar këngëtares shqiptare.

Në intervistën e dhënë për këtë revistë, fituesja e 3 çmimeve “Top Music Awards”, ka folur për stilin e saj të veçantë në të veshur dhe muzikën që ajo dëgjon momentalisht.

Lexoni intervistën e saj:

V Magazine: Kush janë ikonat e muzikës për ty?
Era: Rihanna dhe Lana Del Rey

V Magazine: Cili ka qënë albumi i parë që keni blerë?
Era: Goodies nga Ciara

V Magazine: Cilët janë artistët që dëgjon momentalisht?
Era: Albumin “The Colour in Anything” të James Blake, “Lemonade” të Queen Bey dhe “The Life of Pablo” të Kanye West.

V Magazine: Pjesa më e bukur e të qënurit në një turne ka qënë ….
Era: Nuk kam patur mundësi të kem ende një turne nëpër botë por lidhur me eksperiencat e mia në Kosove, më pëlqen ndjesia e të qënurit në skenë dhe të ndaj dashurinë me fansat e mi.

V Magazine: Si do e përshkruanit stilin tuaj?
Era: “Kam vendosur të mos kem një stil të përcaktuar. Nuk më pëlqejnë përkufizimet. Dua të bëj atë që më pëlqen”.

V Magazine: Jeni ndjerë ndonjëherë nervoze para se të ngjiteni në skenë?
Era: Ndonjëherë po, ndonjëherë jo. Varet nga gjendja ime emocionale ose energjia që më rrethon, e cila është shumë e rëndësishme për mua. Duhet t’ja kujtoj vetes sime se duhet të argëtohem.

V Magazine: Gjëja më e mirë e të qënurit një performuese është…
Era: Të jesh vetëvetja dhe të pëlqehesh për atë. Si një performuese, gjëja e mirë është që mund të praktikohesh dhe praktika të bën perfekte.

SHKARKO APP