Era Istrefi “trondit” Shkupin
Këngëtarja më e famshme dhe më e ndjekur për momentin në Kosovë, Era Istrefi mbrëmë ka pasur një paraqitje pompoze në Shkup.
Përgjatë një koncerti që mbante DJ i famshëm botëror, DJ David Guetta, këngëtarja kosovare ka përformuar me këngën tashmë identifikuese të saj, “Bon Bon”.
Ende pa filluar të këndojë, turma kanë filluar të thërrasin emrin e saj e më pas ritmet e këngës kanë kapluar masën duke dridhur arenën ku mbahej koncerti. Në podiumin e koncertit, Erën e përcillnin edhe në grup valltarësh koreografik.
![Era Istrefi - BonBon - Live at Skopje Calling 2016[David Guetta,Robin Schulz]](https://i.ytimg.com/vi/6VVp9b3VFF4/maxresdefault.jpg)
KOHA JONË SONDAZH

