Era Istrefi zbulon se si lindi ideja e krijimit të hitit “Bonbon”

Era Istrefi, së fundmi, në një intervistë të dhënë për mediat evropiane ka treguar se si u bë hit “BonBon” në të gjithë botën. Sipas Erës, kjo këngë ka depërtuar në gjithë botën falë gjuhës shqipe që ka ngritur kureshtje. Këngëtarja nga Prishtina, e cila po cilësohet si një kombinim mes Rihannas dhe Sias, tha se tekstet të cilat i shkruan vetë, ndonjëherë janë personale, por për hitin ‘BonBon’ ajo u inspirua nga femrat e tjera, të cilat kanë nevojë që të dashurohen nga dikush. Era thotë se dashuria për veten ndihmon shumë për të qenë i suksesshëm dhe jo të gjithë kanë fatin e saj, ndërsa thotë se njeriu nuk lind me dashuri për veten, por duhet ta krijojë atë gjatë zhvillimit.

SHKARKO APP