Era tregon sekretet e hitit “BonBon”

“BonBon” i Era Istrefi dëgjohet anembanë botës. Kënga tingëllon shumë ritmike, por nuk e paska kuptuar gabim sepse hiti ndërkombëtar paska një histori. Ajo, së fundmi ka treguar në një intervistë për mediat evropiane sesi “BonBon” u bë hit në mbarë botën.

Sipas Erës, kënga u bë e famshme në të gjithë botën për shkak të gjuhës shqipe. Ajo mendon se gjuha shqipe e përdorur në këngë ka zgjuar interesin e publikut. Këngëtarja nga Kosova, që cilësohet si një kombinim mes Rihanës dhe Sias, tha se tekstet e këngëve i shkruan vetë dhe se inspirohet nga femrat që kanë nevojë të dashurohen nga dikush.

Era thotë se dashuria për veten ndihmon shumë për të qenë e suksesshme në jetë. Në pyetjen se a do të bëjë një këngë në gjuhën angleze, Era u shpreh se dëshiron ta ketë një këngë në anglisht që të kuptohet nga të gjithë, por shton se nuk dëshiron ti ikë kulturës dhe gjuhës shqipe. Ajo ka theksuar se Kosova edhe pse është e vogël, dallohet për shumë gjëra dhe se ishte ky vend, që e bëri të jetë kjo që është sot.

Era Istrefi interview (part 2)

SHKARKO APP