Erand Sojli rikthehet në “Portokalli”

Erand Sojli, aktori i njohur i humorit rikthehet këtë të diel në spektaklin e të gjithë shqiptarëve, “Portokalli”. Aktori njihet për personazhet e sjella në jetë si “Xhixh Merimonga”,”Denoncuesi”, “Mantanxheri” apo si “Naqja”.

“Unë jetoj në Amerikë dhe vij për të punuar në ‘Portokalli’ sepse nuk më ndahet shpirti nga ky spektakël. E kam nisur këtu dhe e ndjej se duhet të jap kontributin në mënyrë që të ketë shkëlqimin e gjithanshëm. Unë dua të ndjej dhe njëherë dashurinë e madhe të publikut në këtë spektakël, i cili është më i shikuari nga komuniteti shqiptar në Amerikë, ku unë jetoj dhe ushtroj profesionin tim si artist”, thotë Sojli në një intervistë për Top Channel.

E ndërsa është pyetur mbi jetën e tij në Amerikë, Erand Sojli tregon se i është përkushtuar interesit të shqiptarëve të Amerikës, duke rizgjuar interesin për teatrin dhe aktrimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam shumë i emocionuar që kjo e diel do  më gjejë si një e diel e shumë viteve përpara, me të njëjtat emocione dhe të njëjtin angazhim ndaj spektatorëve”, tha Sojli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?