“Erdha nga debulesa për ty”, deklarata e të ftuarit ”skuq” Eni Çobanin
Këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” ishte e ftuar Englantina, e cila kishte sjellë mikun e saj Nikun, për ta bindur që ta ndihmojë në rrugën e saj për të fituar mëmësinë ndaj vajzës që ishte detyruar ta braktiste në vitin 1991.
Por, duket se Niku ishte bezdisur nga disa veprime të Englantinës dhe deklaron se nuk është më shoku i saj, teksa tek “E Diela Shqiptare” ishte paraqitur nga “debulesa” që kishte për Juristen Eni Çobani.
Zonja Eni ka shumë adhurues në të gjithë vendin falë popullaritetit të madh që ka fituar nga paraqitjet e mrekullueshme në “Shihemi në Gjyq”, por duket se edhe ajo është zënë e papërgatitur nga deklarata e Nikut.
Eglantina: E kam pru Nikun. Nikun e kam shok, mik.
Niku: Të lutem shuam unë nuk jam shoku yt, rrugët tona janë ndarë kohë më përpara, nuk mund të mbaj përgjegjësi për çdo që ti thua… Unë nuk jam Zoti në këtë vend që të mbroj ty në çdo kohë, të lutem shumë, për këtë pjesë nuk mund të duroj më.
E.Çobani: Pra ju shqetëson fakti se ajo ju thërret shok Niku?
Niku: Më shqetëson fakti se ajo ka shumë besim tek unë dhe unë nuk mund t’ia shpërblej dot atë gjë.
E.Çobani: Megjithatë ju një hap të besimit tuaj e bëtë, se erdhët sot në këtë studio.
Niku: Unë këtu në këtë studio jam më shumë nga debulesa që kam për ty dhe d.m.th nga kjo unë jam këtu në këtë studio.
E.Çobani: Unë të falënderoj për respektin. Unë po e dëgjoj për herë të parë dhe të them të drejtën jam pak e shokuar. Por, ideja është që Niku, dashuritë që mund të keni kundrejt figurave të ndryshme mediatike… besoj që nuk do të jetë vetëm kjo arsyeja që ju erdhët, se mua mund të më takonit edhe në një vend apo në zyrën time, nuk ka asnjë problem, por kemi ardhur sot për Englantinën dhe do të doja ta dëgjonim sot atë me vëmendje. U skuqa një çikë unë nga kjo deklarata e Nikut.
A. Gjebrea: Unë u bëra pak xheloz të them të vërtetën./Klantv/