“Erdha të të them se je bërë gjysh”, Gold Ag viziton varrin e të atit për t’i dhënë lajmin e bukur

Kur ende ishte i vogël, Gold Ag ka humbur të atin dhe tani që është bërë vetë baba ai e kupton më së miri rëndësinë që figura atërore ka në shtëpi.

Së fundmi reperi ka publikuar një foto e cila i ka përlotur të gjithë. Ai ditën e sotme ka vizituar varrin e të atit pas 3 vitesh posaçërish për ti dhënë lajmin atij se është bërë gjysh.

Mirë se të gjeta babë. Më fal që mungova 3 vite pa dashjen time, por lutjet për ty nuk i ndal zemra nga çdo skaj i botës. Babë erdha me t’kallxu që je bo gjysh, do ta rris Guerilin me traditat që më rrite ti mua. Shpejt do të vijmë edhe bashkë babë. Ah Preshevë, era që nuk e ndjeva askund”– shkruan Gold Ag.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

SHKARKO APP