Erdogan, politikani më i ndjekur në instagram, por nuk ndjek asnjë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është ndër politikanët më të ndjekur në rrjetin social Instagram. Ai numëron 2.4 milionë ndjekës, por duket se nuk preferon që të dijë asgjë rreth jetës së tjerëve pasi nuk ndjek asnjë. Politikanët kanë zgjedhur që të jenë përdorues të rrjeteve sociale, që të jenë sa më afër me problemet e qytetarëve. Përveçse një praktikant i fesë myslimane, Erdogan është lideri i Turqisë dhe është një figurë shumë e njohur për të gjithë prej vendimeve të prera që merr.