“Erë Beyonce”, kolegët urojnë Elvanën për klipin e ri (VIDEO)

Siҫ kishte paralajmëruar, Elvana Gjata ka postuar sot klipin e parë zyrtar ndërkombëtar “Forever is over”, i cili qysh në orët e para ka filluar të ndahet me shpejtësi në rrjetet sociale nga të gjithë miqtë, kolegët, por edhe fansat e artistes shqiptare.

Sapo dha lajmin për publikimin e klipit, Elvana shkroi se ky është vetëm fillimi dhe për këtë, askush nuk dyshonte.

Megjithatë, kolegët kanë shprehur urime dhe përgëzime për këngëtaren edhe në profilin e tyre në Instagram. Shumë prej miqve, si Jonida Vokshi, Besa, Julka Gramo, Jonida Maliqi, Ledri Vula e mjaft emra të tjerë të njohur të skenës, e kanë përgëzuar projektin e ri të artistes shqiptare që, me siguri, do të fitojë vëmendje ndërkombëtare.

Mes rreshtave dhe komenteve të ndara në rrjetet sociale, ka edhe edhe nga ata që e krahasojnë zërin e këngëtares me atë të Beyonce-s.

Në postimin e Jonida Vokshit, edhe Kledi Bahiti, kompozitori i njohur i Threedots, ka pëlqyer vlerësimin e Vokshit për mikeshën e saj, por gjithashtu ka pëlqyer edhe postimin e Elvanës. Studio me të cilën Elvana bashkëpunoi për shumë vite nuk i ka dedikuar asnjë postim asaj dhe as bashkëpunëtori Flori Mumajesi, me të cilin gjithashtu Elvana ka shkruar shumë hite.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=enVekrEbHHs” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP