Erën e “kërcënuan” se do këndonte shqip, Moska dashurohet me “Nëntori”-n e Arilenës (VIDEO)
Në Moskë filloi festivali Evropa Plus me performanca “live” ku pritej të performonin katër këngëtare shqiptare. Në mesin e këngëtareve performuese që ishte pritur të performonte ishte edhe Era Istrefi, por në momentin e fundit ajo e kishte anulluar këtë performancë.
Mediat raportuan se Era nuk ka udhëtuar fare në Rusi pasi është kërcënuar për shkak të këngës shqipe që do të këndonte. Por ndryshe po ndodh me Arilenën, e cila po këndon shqip këngën që i dha famë edhe jashtë vendit, këngën “Nëntori”.
Edhe kjo gjë shihet edhe në videon më poshtë. Por nuk kuptuam pse vetëm Era “u kërcënua” edhe jo Arilena?
https://vid.me/2IKGa#0m15s