Erik Lloshi: Festivali nuk bëhet me 2 ose 3 këngë, duhet të jemi të gjithë të barabartë
Këngëtari Erik Lloshi ishte i ftuar sot në “Abc e Mëngjesit” për të prezantuar këngën me të cilën do të marrë pjesë për herë të parë në festivalin e fundvitit. Ai u shpreh i pakënaqur me promovimin dhe hapësirën mediatike që i jepet këngëve të festivalit.
“Festivali nuk bëhet me 2 ose 3 këngë, por me të 26 këngët që janë konkurente. Në momentin që janë pranuar, duhet t’u jepet hapësira dhe suporti i njejtë të 26-tave”, tha ai.
Gjithshtu ai tha që është e gabuar që portalet nuk merren me përmbajtjen, cilësinë, dhe prodhimtarinë artistike, por me jetën personale të këngëtarëve. /abcnews.al