Ermal Mamaqi i realizon ëndrrën të ëmës, e rikthen pas 60 viteve në vendin ku është rritur

Moderatori, producenti e aktori shumë i dashur për publikun, Ermal Mamaqi ka udhëtuar së bashku me familjen e tij në Pragë për t’i bërë një dhuratë të veçantë nënës së tij. Pas 60 vitesh, Ermali e ka kthyer të ëmën në vendin ku është rritur.

Ermali ka postuar disa foto nga ky udhëtim duke i krahasuar me fotot e vjetra dhe shkruan se ishte e vështirë të gjenin Amasadën Shqiptare në Pragë pasi kishte lëvizur dy herë.

Megjithatë arritën ta gjenin dhe atje nëna e Ermalit realizoi foto si dikur, por këtë herë me djalin e Ermalit dhe mbesën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një udhëtim familjar emocion ues…Një mision në Pragë. Një dhuratë për ditëlindje. Mbas 60 vitesh mami kthehet në vëndin ku u rrit. Qëllimi ishte të bënim 1 foto në shtëpinë ku jetoi për disa vite, në Ambasadën Shqiptare në Pragë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishte e vështirë ta gjenim se Ambasada Shqiptare kish lëvizur 2 herë vendndodhjen gjatë këtyre viteve. Por e gjetëm… Vëndi kish mbetur i braktisur dhe i paprekur që atëherë… Faleminderit për suportin Z. AMBASADOR Ilirian Kuka. Mamatë janë gjithmonë më të mirat”, shkruan Ermali.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?