Ermal Mamaqi ‘thumba’ kolegëve: Mendova se i kisha miq…

Ermal Mamaqi “thumbon” me shaka në rrjete sociale miqtë e tij si Arbana Osmanin dhe Turjan Hyskën. Një gjë të tillë e ka bërë dhe këtë herë, kur ka shpërndarë në Instagram një fotografi e cila ka nxitur komente midis të treve.

Bëhet fjalë për një fotografi të njërës prej faqeve humoristike në Instagram, ku ironizohet emisioni i Ermal Mamaqit. “S’jam i sigurt nëse po shoh Tv Klan apo Tirana 2000”, shkruhet në të drejtuar emisioni “Xing”.

Mirëpo, midis personave që kanë pëlqyer fotografinë janë dhe dy miqtë e aktorit, Arbana dhe Turjan Hyska.

Ky detaj duket se nuk i ka shpëtuar Ermalit, i cili e ka ripostuar fotografinë dhe e ka shoqëruar me shkrimin: “mendova se i kisha miq…ata i paskan bërë like… (ishte ora që po transmetohej Xing me Ermalin)”

Sigurisht që komenti i Mamaqit ka shkaktuar të qeshura pafund tek ndjekësit e tij, por sidomos tek dy protagonistët. Turi i shkruan “Haberet nga @ermalmamaqiofficial”, ndërkohë që në të njëjtën mendje është dhe Arbana e cila komenton: “Tv 2000 ka qenë nona, merre për vlerësim”.

Ndonëse janë në një “luftë të ashpër” për shikueshmërinë më të lartë, tre personazhet kanë treguar gjithmonë që kjo nuk i pengon ata të jenë miq të mirë jashtë ekranit.

SHKARKO APP