Ermal Meta jep mesazhin e fortë në ditën e baballarëve

Sot në disa vende të Europës është festa e baballarëve, ku shmë personazhe të botës së artit dhe showbizit kanë zgjedhur rrjetet sociale për të uruar prindërit e tyre.

Këngëtari shqiptar Ermal Meta, ka publikuar një video të shkurtër të këngës së tij “Lettera a mio padre”, duke u shprehur se i uron festën vetëm baballarëve të vërtetë.

Në këngë Ermali tregon raportin e vështirë me të atin dhe e përshkruan si një njeri që nuk ndodhej kurrë në shtëpi. Po ashtu edhe në këngën “Non mi avete fatto niente”, Meta tha se ishte një dedikim dhe ndaj të atit, duke thënë se edhe pse kaloi një fëmijëri të vështirë ai prap ja doli në jetë.

“Kur e kam kënduar për herë të parë më erdhi në mend fëmijëria ime. Doja të këndoja me forcë: Bastard, nuk më bëre dot asgjë”,-tha Ermali asokohe.

SHKARKO APP