Ermal Meta, këtë vit ndër të mëdhenjtë në Sanremo
Vitin që kaloi ngjarja muzikore më e rëndësishme në Itali, Festivali i Sanremos i dorëzoi vendin e tretë tek kategoria “Këngëtarët e rinj”, një vend më i mirë sesa ai i dy eksperiencave të mëparshme në Arsiton, në 2006 me “Ambea 4” dhe në 2010 me “La Fame di Camilla”.
Por Sanremo 2016, në të vërtet, Ermal Metës, i dha akoma më shumë besimin e Carlo Conti, që këtë vit e ka thirrur mes 22 të Mëdhenjve në garë. Një hap cilësor, që nuk duket se e tremb kantautorin me origjinë shqiptare, që shkruan për veten e tij, por arrin edhe suksese si marrja e disqeve të arta ose platini , nga artistët më të afirmuar të panoramës italiane, nga Marco Mengoni tek Francesco Renga, nga Emma tek Annalisa, duke kaluar tek Patty Pravo, Francesco Sarcina, Lorenzo Fragola, Francesca Michielin.
Disa si Chiara, Clementino, Elodie, Sergio Sylvestre dhe Alice Paba, të cilët ndoshta do t’i gjejë “kundër”mbi skenën e Ariston, “por nuk ka asnjë konflikt interesi”, bën shaka ai.
“Është e vërtetë jam një autor i afirmuar dhe nuk kam nevojë të shkoj të Sanremo për të treguar se di të shkruaj- pranon pak në mënyrë provokuese, dhe kuptohet që është një njeri që nuk tërhiqet mbrapa , por nuk jam si këngëtar.
Por nëse shkon një këngëtar që nuk ka nevojë të tregojë asgjë si Fiorella Mannoia, përse të mos shkoj unë?. Dhe nuk mund të thuash që në festival donte ”të fitonte lehtë”, përkundrazi.
Me “E ndaluar të vdesësh”, ka zgjedhur një argument të fortë dhe impenjativ. Atë të dhunës. Mbi gratë, fëmijët, mbi qëniet njerëzore, sepse siç thuhet në një varg ‘Dashuria nuk gjuan në fytyrën time’. “Është një temë aktuale dhe ajo që do të doja është që të mbetej në të shkuarën. Kënga është një himn për jetën, e cila duhet parë në fytyrë, përpara dhe jo mbrapa. Duhet të flasësh dhe ta ndash për të dalë nga vetmia. Ndryshimi varet nga ne: çdo njeri duhet të japë atë që dëshiron t’i rikthehet. Një lloj karma”, thotë ai.
Tashmë në krye të listës për Çmimin e Kritikës, Meta ecën drejt në rrugën e tij. “Për mua festivali i Sanremos nuk është një garë: nëse flitet për muzikë, nuk mund të flitet për garë. është si të gërmosh në ujë. E pamundur!”. Më shumë se në kërkim të popullaritetit, shprehet ai, “tregon të vërtetën”. Është ajo që më udhëheq.
Por, Meta e di mirë që në krahasim me të shkuarën , vëmendja mediatike do të jetë më e lartë. Në albumin e ri që do të publikojë në 10 shkurt, do të jenë 9 pjesë , një prej të cilave duet me Elisan. “Nëntë pjesë që duket se janë shkruar nga 9 persona të ndryshëm. T’i bëja të gjitha këngët njësoj do të mërzitesha unë, mendo ata që do t’i dëgjonin”, shprehet ai. /Koha.net