Ermal Meta qetëson fansat: Mos u bëni merak, nuk po vdes!
Showbiz E Mërkurë, 27 Korrik 2022 19:30
“Po të lexosh disa portale, duket sikur jam duke vdekur. Mos u bëni merak, pak pushim dhe korizon do të më bëjnë mirë. Shihemi pas disa ditësh”,-shkruan Ermal Meta në Twitter, duke qetësuar fansat e tij dhe duke ironizuar njëkohësisht alarmizmin e mediave. Pasi anuloi disa koncerte në Itali për disa probleme në fytyrë dhe kokë këngëtari shqiptar ka zbuluar për se bëhet fjalë dhe ka nisur kurat e duhura.