Ermal Meta shijon dhe feston 360 gradë pushimet e tij në Green Coast!

Me siguri pushimet e tij më të bukura! Këtë mund ta themi pa frikë për Ermal Metën, i cili ka zgjedhur që këtë verë ta kalojë në njërin prej resorteve më luksoze të Rivierës shqiptare, në Green Coast.

Me familjarë dhe miq, këngëtari fitues i Sanremos, ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga pushimet në resort ku shihet se i ka shijuar ato në 360 gradë.

Nga zhytjet në ujërat turkuazë të plazhit me guralecë të bardhë që ofron Green Coast, tek lojërat në pishinë dhe mbrëmjet festive, të qeshura dhe momente të lumtura pafund.

Madje një nga rastet e veçanta familjare këngëtari i njohur ka zgjedhur ta festojë në këtë resort.

Mes shumë miqve, shqiptar e italianë, të mbledhur të gjithë në Green Coast, Meta ka festuar ditëlindjen e vëllait të tij, Rinaldit, të cilit i ka kushtuar edhe një dedikim emocionues në rrjetet sociale.

Ajo që vihet re është fakti se Ermali dhe Rinaldi, kanë një ngjashmëri aq të madhe sa mund t’i ngatërrosh lehtë me njëri-tjetrin.

Madje edhe lidhja mes dy vëllezërve duket shumë e fortë, po aq sa dhe pasioni që të dy ndajnë në botën e artit, Ermali si këngëtar dhe vëllai i tij në pikturë.

Ajo që mund të themi nga çfarë Ermal Meta ka ndarë në rrjetet e tij, është fakti se më mirë se në Green Coast nuk do t’ia kalonte askund!

SHKARKO APP