Ermali ka vite që tregon barcoletën me rukola: Përmendësh deri në 2020

Të gjithë kemi një barcoletë të preferuar që përtojmë ta themi sa herë mblidhemi me miq. Dhe Ermal Mamaqi jo shumë ndryshe nga ne, ka një të preferuar, që i pëlqen ta thotë njëherë në ca kohë, në rast se nuk e keni dëgjuar.

Vëzhgues të mprehtë të emisioneve të aktorit të humorit, kanë vënë re se drejtuesi i “Xing me Ermalin” ka treguar dy herë një barcoletë me rukola, një herë në 2014-tën.

Një faqe në Instagram e quajtur ”Vrima.al”, ka publikuar videot e dy momenteve ku shtroi dhe pyetjen: ”3 vjet me të njëjtën barcoletë?” Dhe Ermali u përgjigj publikisht. I vendosur përpara provave të tilla, Ermali që është në pritje të të bërit baba për herë të dytë, tha se e bënte çdo tre vjet këtë punë. ”Tani në 2020 do e them prapë. Ok Ermal. Të shpresojmë se do të jetë pak më pikant versioni i radhës”.

https://www.instagram.com/p/BZYm5mGlqn9/?taken-by=vrima.al

SHKARKO APP