Ermiona bën gati valixhet për t’u larguar nga BBV
“Po e bëni shumë tragjike”- u shpreh mbrëmjen e kaluar gjatë Prime-it Ermiona Lekbello, teksa po komentohej situata e Luizit dhe Kiarës. Pas debateve, ‘Zarfi i Zi’ kishte një paralajmërim për këdo që thyen rregullat.
Bisedat për veprimin e Luizit ndaj Kiarës vijuan edhe në orët e vona të mbrëmjes por nuk u toleruan aspak nga Ermiona. Ajo ndërhyri në bisedën e Oltës, Maestros dhe Kiarës por situata u agravua edhe më tej, duke bërë që Jona të merrte vendimin për të lënë shtëpinë.
Ajo nisi të bënte valixhet gati, mirëpo u ndalua e qetësua më pas nga Luizi, i cili e bindi që të mos merrte këtë vendim drastik.
BISEDA:
Ermiona: Ju nuk meritoni njerëz që thonë të vërtetën, ju doni ato që jeni mësuar të shikoni dhe të dëgjoni. Unë nuk kam lidhje me këto gjëra, më vjen shumë keq.
Luizi: Hajde një sekondë. Më thirre te grimi erdha, hajde tani ikim pak bashkë te grimi e pastaj ik.
Ermiona: Lui jam lodhur. Shumë shëmtuar Lui, shumë shëmtuar.
Luizi: Kjo është loja, ti mund të thuash nuk jam për këtë lojë
Ermiona: Më kanë shqetësuar, kanë që qëparë krr, krr, krr. Ja dola nga vetvetja dhe po iki.
Luizi: Pse ua jep këtë kënaqësi?