Ermiona e fut Kiarën te grupi i hienave, ”letra” e saj për ndjekësit dhe mirënjohja për Luizin

Këngëtarja Ermiona Lekbello ka reaguar sërish pas përjashtimit të saj nga “Big Brother Vip 2”. Ajo ka falenderuar të gjithë ata që ia bënë më të bukur dhe të lehtë qëndrimin e saj në shtëpi.

Lekbello i kërkoi ndjesë edhe adhuruesve të saj, për shkak se doli nga “BBV”, duke u shprehur që nuk mund të qëndronte më me hienat. Sipas Ermionës në këtë grup nuk bënin pjesë vetëm Luizi, Kristi dhe Keisi, ndërsa pjesa tjetër përfshirë edhe Kiarën i cilësoi hiena.

“Falenderoj të gjithë ju me zemër që më mbështetët gjatë qëndrimit tim në shtëpinë e BBV2. Një falënderim i veçantë i shkon Luizit, që më ndejti afër dhe më përkrahu në këtë rrugëtim. Luizi u mundua gjatë gjithë natës të më ndalonte për të mos dalë jashtë nga shtëpia, por ishte i pamundur qëndrimi në atë shtëpi të rrethuar me hiena, duke përjashtuar Kristin dhe Kejsin që dhe ata i dua fort. Më vjen keq që nuk jua plotësova dëshirën për të qëndruar deri në fund, por duke qenë e vërtetë nuk mund të duroja hipokrizitë, fallcitetin, kinematë dhe teatrin e kukllave 2 lekëshe. Sot ma keni mbushur shpirtin me shumë dashuri. Ju dua shumë! Aman se vdiqëm”,-shkruhet në postimin e plotë të Ermionës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermiona Lekbello (@ermionalekbello)

SHKARKO APP