Ermiona Lekbello kundër dashurisë së Luizit dhe Kiarës? Ish-banorja e“BBV” ka dy fjalë për moderatoren pas propozimit

Ish konkurrentja e “BBV” Ermiona Lekobello, është tashmë e njohur nga publiku për karakterin e saj dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të të kritikuarit.

Që pas përjashtimit të saj nga shtëpia e “Big Brother” , ajo ka bërë deklarata të forta për të gjithë banorët e në veçanti për Kiarën dhe Luizin.Ajo ka treguar deri më tani se e mbështet fort Luiz Ejllin, madje e ka cilësuar këtë të fundit edhe si fituesin e këtij edicioni.

Mirëpo ajo nuk është kursyer me komentet ndaj partneres së tij Kiarës, ku shpesh e ka kritikuar dhe nuk ka ngurruar t’ia thotë në sy mendimin, madje së fundmi këtë e ka bërë edhe në rrjetet sociale.

Në foton e fundit që Kiara ka postuar në rrjetet e saj sociale pas propozimit dhe daljes nga shtëpia, duket unaza me të cilën Luizi i propozoi.Mirëpo edhe këtë veprim Ermiona e ka parë të papërshtatshëm dhe e ka këshilluar moderatoren mos të japë shumë shpjegime por ta shijojë pa masë historinë e saj të dashurisë me Luizin.

Natën e propozimit urimi i saj për çiftin nuk mungoi, ajo i uroi lumturi dhe jetë të gjatë të dyve krah njëri tjetrit.

“Përshëndetje. Shumë urime Luit me Kiarën. Ju uroj një jetë të gjatë dhe të lumtur bashkë dhe tani në kokë të beqarëve që aq shumë duam të jemi dy, por aq më shumë duam të jemi vetëm ose mbase me ndonjë mace ose me ndonjë qen”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP