Ermiona reagon ashpër në Instagram: Mashkulli shqiptar një gore. Me ju do formohet Shqipëria mo?
Këngëtarja Ermiona Lekbello është një nga banoret më origjinale që ka pasur Big Brother Albania Vip 2, dhe të shtunën u rikthye sërish në qendër të vëmendjes kur u paraqit në studio. Ajo shprehu disa nga opinionet dhe qëndrimet lidhur me çështjet e caktuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në të cilën qëndroi për ca kohë.
Në një video të publikuar në InstaStory, Lekbello ka shprehur në veçanti kritikë ndaj komentuesve meshkuj, të cilët iu adresojnë femrave komente fyese. Ajo po ashtu nënvizon nuk ka pasur ndonjëherë konsideratë për meshkujt shqiptarë por me komentet që pa tani, duket se edhe ajo pak konsideratë është zhdukur.
“Mirëmëngjes, po shikoj këto komentet e mashkullit shqiptar që është kthyer në një gore, në një gore të vërtetë. Jo grua e keqe, por ordinere. Ç‘jeni bërë ju meshkujt kështu mo? Nuk kam pasur ndonjëherë konsideratë për mashkullin shqiptar por tani edhe atë pak konsideratë që e kisha, e humba fare. Ç’jeni bërë ju mo, dini të shani ju femrat mo, po s’keni turp mo. Me ju do formohet Shqipëria mo? Ju do bëheni prindër, ç’do iu mësoni fëmijëve, si të shajnë gratë? S’ju vjen turp mo, ju mashkull se vetëm burrë nuk jeni. Ndryshoni mo po çfarë do ndryshoni. Të mjerat gra që do merren me ju gjithë jetën”, dëgjohet Lekbello duke thënë përgjatë videos.