Ermonela Jaho e zhgënjyer në Opera: Asnjë pedagog e student s’kam parë në sallë

Sopranoja Ermonela Jaho ka ardhur në Tiranë për t’u dhënë mësim në Teatrin e Operas artistëve të rinj, por është përballur me një sallë me pak veta ku nuk kishte asnjë fytyrë të njohur. Asnjë pedagog i pranishëm dhe studentë të ardhur nga jashtë e bëjnë atë të pohojë se nuk ka ardhur të luftojë askënd.

“Po e mbaj e po e mbaj por po e them troç fare: unë kam ardhur këtu dhe nuk kam pas asnjë pedagog nga Akademia. Kam ardhur këtu dhe nuk kam parë studentë të regjistrohen. Nuk po them se po sjell diçka të jashtëzakonshme, apo dua të luftoj dikë këtu. Edhe këta studentëve që kanë ardhur, këta këngëtarë të rinj, kanë ardhur nga jashtë. Jam aq e ngarkuar dhe prandaj kam kaq shumë për të thënë. Mendoj që kjo është një lloj egoizmi ndoshta, unë këtë e kam provuar para 30 vitesh, por më duket se është akoma edhe sot. Një pedagog nuk të jep dot 100%. Studentët ndoshta mungojnë se nuk i lënë pedagogët”, thotë ajo.

Sopranoja Jaho këmbëngul për nevojën e shkëmbimit të përvojës. Pa dashur të imponohet, dhe pa u dorëzuar, ajo jep një mesazh të qartë përmes luftës personale për të arritur ku është.

 

SHKARKO APP