Ertugrul ndërpret pushimet në Afrikë pas telefonatës së të shoqes

Një telefonatë nga Turqia detyroi aktorin e famshëm Engin Altan Duzyatan të ndërpriste në mes pushimet e tij në Afrikë dhe të kthehej pranë familjes në Stamboll. Sipas “Hurriyet”, aktori i njohur në Shqipëri si Erutugruli i serialit me të njëjtin emër është nisur për një udhëtim në Afrikë para 10 ditësh.

Pesë ditë më vonë bashkëshortja e tij Nesli?ah Alkoçlar sëbashku me të birin Emir u kthyen në Stamboll ndërsa Duzyatan vazhdoi aventurën e tij në kontinentin e zi. Por, një telefonatë nga e shoqja ku i thoshte se Emiri është sëmurë me temperaturë të lartë ka bërë që aktori të marrë avionin e parë për në Stamboll. Lajmi është konrmuar edhe nga bashkëshortja e Duzyatan, e cila në një postim në rrjetet sociale shkroi se “të gjithë sëbashku do ta mundim temperaturën”. “I dashur Baba, Mirë se erdhe! Me të ardhur ti unë bëra më mirë. Edhe ty edhe mamin ju dua shumë.

Emiri”, shkruhet në një dedikim që Emiri i ka bërë aktorit dhe bashkëshortes së tij. Aktori 38-vjeçar Engin Altan Duzyatan prej tre vitesh është pjesë e serialit “Ertugrul”, seria historik që po thyen rekorde në shikueshmëri./tvklan.al

SHKARKO APP