“Është e mrekullueshme”! Capital T flet publikisht për marrëdhënien me Adrola Dushin

I ftuar mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv, Capital T nuk i shpëtoi një pyetjeje rreth Adrola Dushit, me të cilën është përfolur shpesh për një lidhje dashurie.

Megjithatë, Capitali u shpreh se ai dhe Adrola janë miq shumë të mirë por vetëm kaq. Ai e përshëndeti nga ekrani modelen bukuroshe dhe tha se është e mrekullueshme.

“E përshëndesim Adrolën! Nuk e di pse u bë gjithë ky tension, por me Adrolën jemi shokë shumë të mirë. Gjithë nëpër emisione ma përmendin vetëm Adrolën, Adrolën, Adrolën…jo se nuk e meriton se është e mrekullueshme, por ne jemi shokë”, tha reperi.

SHKARKO APP