“Është e vështirë të jesh artist i mirëfilltë në Kosovë”
Bahri Aliu, në një intervistë për Kosova Post flet për angazhimin e tij në fushën e muzikës, për projektet e realizuara sikur edhe për sukseset e tij e nëpër festivale të ndryshme. Aliu ka folur edhe për vështirësitë në rrugëtimin e tij në botën e muzikës në Kosovë, derisa ai thotë se muzika e mirëfilltë ka pak hapësirë në vendin tonë.
Çka mund të na thoni më shumë rreth jush, kush je ti prej nga të erdhi dëshira për të u inkuadruar në skenën muzikore?
Jam Bahri Aliu a.k.a Big G, unë merrem me muzikë prej vitit 2000, në vitin 2000 u lansua albumi im i parë i titulluar ” tingulli i kohës” që depërtoj edhe jashtë Kosovës, e dëshira ime ishte prej fëmijërisë ,kur isha 15 vjeqar unë kam dëgjuar shumë muzikë hip hop në atë kohë dhe gjithmonë kam pasur dëshirë që të realizoj një projekt timin dhe vazhdova…
Sa projekte ke realizuar deri më tani?
Unë kam realizuar 3 videoklipe zyrtare dhe këngë pjesmarrëse në evenimente të ndryshme si në Top Fest dhe festivale të ndryshme. Mund të them se tani afër 16 këngë janë publikuar jasht albumit të parë.
A mendon se të qenurit artist i estradës muzikore në Kosovë do jetë sfidë për ju?
Është e vërtetë se në Kosovë është pak vështirë të jesh artist i mirëfilltë, flasë me plotë kuptimin e fjalës, të jesh artist me shpirt , sepse në Kosovë nuk vlerësohet shumë muzika, qoftë ajo cilësore, apo muzikë që përcjellë mesazh.
Keni paralajmëruar një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me rap artistin kosovar Mc Kresha, nga ju erdhi ideja për bashkëpunim?
Kam paralajmëruar një projekt të ri dhe po mundohem të jem sa më i kujdesshëm ,sepse kam pauzuar një kohë dhe tani mundohem të jem sa më i pranishëm tek publiku.
Cili është iniciatori i këtij bashkëpunimi?
Iniciator ishte vet koha dhe erdhi krejt natryrshëm.
Cilat janë momentet më frymëzuese për Ju, gjatë paraqitjes në skenë?
Momentet më frymëzuese janë orët e para të mëngjesit, ku filloj me një kafe dhe aty gjatë 20 minutave frymëzohem shumë, pastaj gjatë dites i shkarkoj këngët.
Cili është çelësi i suksesit tuaj?
Çelësi i suksesit tim mendoj që është zëri im dhe stili i të kënduarit, ndryshe se rap grupet tjera ,pa ofenduar as një njeri.
Jeni këngëtar. Është ky profesioni juaj i vetëm?
Nuk është vetëm muzika, unë punoj edhe në Finland në një kompani private atje.
Me siguri kini edhe shumë plane në të ardhmen, çfarë edhe presin adhuruesit tuaj të shumtë. A mund të ndani, së paku atë që kini paraparë si prioritet në punën tuaj të ardhshme ?
Po kam në plan të realizoj edhe një këngë, mendoj të ja realizoj edhe videoklipin, edhe një detaj po e bëjë të ditur për Kosovapost, kënga do të titullohet “I DEHUR”.
N.K./Kosova Post.net