”Eurovision 2023” me ndryshime, këngët finaliste në dorën e ”popullit”. Ja roli i jurive

”Eurovision 2023”, që për herë të parë nuk do të mbahet në vendin fitues të festivalit, vjen me një tjetër ndryshim. Unioni Europian i Transmetuesve ka treguar çfarë është miratuar.

1-Votat e shikuesve do të vendosin për vendet që kualifikohen në gjysmëfinale.
2-Shikuesit në vendet jo-pjesëmarrëse do të mund të votojnë në internet.
3-Votat e jurisë do të kombinohen me votat e audiencës globale për të vendosur rezultatin përfundimtar.

Me një sistem të tillë votimi, Shqipëria dhe Qipro do të ishin kualifikuar në vend të Zvicrës dhe Azerbajxhanit në Eurovizionin e vitit 2022. Vitin e ardhshëm, vendet që kualifikohen në gjysmëfinale do të vendosen vetëm në bazë të votave të dhëna nga shikuesit, në vend të një kombinimi të një jurie dhe votimit publik siç ka ndodhur që nga viti 2009.

Për herë të parë, shikuesit nga vendet jo-pjesëmarrëse do të mund të votojnë edhe për këngët e tyre të preferuara. Finalja e madhe e Eurovision 2023, do të zhvillohet në ”Liverpool Arena” pranë lumit Mersey më 13 maj. Ndërkohë gjysmëfinalja do të mbahet më 9 dhe 11 maj.

SHKARKO APP