Eurovision, EBU: 35 shtete zyrtarisht në garë

Unioni Evropian i Transmetimeve ka shpallur zyrtarisht 35 vendet që do të marrin pjesë në Festivalin Evropian të Këngës ”Eurovision 2026”, i cili do të mbahet në Vjenë të Austrisë. Kjo do të jetë hera e parë me këtë pjesëmarrje dhe në 70 vjetorin e festivalit.

Transmetuesit anëtarë të EBU-së kishin afat deri në mesin e dhjetorit për të paraqitur aplikimet e tyre zyrtare për të garuar në Eurovision 2026. Pesë nga këto vende janë parakualifikuar direkt për Finalen e Madhe, e cila do të zhvillohet më 16 maj 2026: Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar si dhe vendi pritës, Austria.

Vendet e tjera do të garojnë në njërën nga dy gjysmëfinalet, të planifikuara më 12 dhe 14 maj 2026. Shorti i gjysmëfinales pritet të hidhet më 12 janar 2026. Ky shpallje nga EBU vjen si një moment i rëndësishëm për fansat e Eurovision-it, të cilët tashmë mund të fillojnë të ndjekin garën dhe të përgatiten për spektaklin e madh në Vjenë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?