Eurovision Song Contest: Dita e Pavarësisë në rrethana sfiduese

Festivali Europian i Këngës (Eurovision Song Contest) shpreh ngushëllimet për njerëzit e prekur nga tërmeti shkatërrues. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ata dërgojnë përzemërsinë dhe mbështetjen për gjithë shqiptarët. ”Dashuria dhe mendimet tona janë sot me popullin e Shqipërisë që shënojnë Ditën e Pavarësisë në rrethana sfiduese pas tërmetit në fillim të kësaj jave”, shkruhet në postim. Në këtë videmesazh shihen disa frangmente të ndryshme nga momentet që kanë kënduar këngëtarët tanë në Eurovision, top 3-shja. Është një traditë e Eurosong-ut, si një përshëndetje dhe urim për festat e Pavarësisë, siç ndodhi edhe sot me Shqipërinë.

SHKARKO APP