Eurovisioni nisi mbrëmë natën e parë, organizatorët zbulojnë frikën më të madhe

Mbrëmë në Liverpool u mbajt nata e parë e festivalit ”Eurovision 2023”. Rreziku i një sulmi kibernetik nga hakerat pro-rusë është shqetësimi kryesor për transmetuesit që organizojnë Eurovizion-in në emër të Ukrainës së shkatërruar nga lufta. Një gjë e tillë është tentuar edhe vitin e kaluar në Itali dhe po bëhen përpjekje për të parandaluar një skenar që do e shkatërronte gjithë festivalin.

“Sulmet kibernetike janë shqetësimi kryesor, sepse ato po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Ne jemi shumë të vetëdijshëm se jemi të ‘rrezikuar’ ndaj një sulmi kibernetik, por mendojmë se kemi bërë gjithçka për ta parandaluar atë”, tha Kate Phillips, drejtoresha e programeve të BBC-së.

Mbretëria e Bashkuar po pret Eurovizionin për herë të parë në 25 vjet pasi Ukraina, e cila fitoi konkursin e vitit të kaluar, nuk ishte në gjendje të organizonte festivalin për shkak të pushtimit rus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?