Eurovizioni Kuq e Zi: 3 shqiptarë në garë!

Kënga “Mall” e Eugent Bushpepës u shpall fituese në Festivalin e 56 të Këngës në RTSH. Ajo mbajti kokë e këmbë vulën e artistit, i cili ishte tekstshkruajtësi i këngës dhe u komentua për mirë në forumet e Eurosong-ut gjithashtu.

Përpos Eugentit, një tjetër shqiptar do të prekë skenën e Eurovizionit në Portugali. Ermal Meta dhe Fabrizo Moro u shpallën fitues të Sanremo 2018 me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Jo 2, por 3! Përfaqësuesja e Qipros është këngëtarja e njohur Eleni Foureira, që ma parë e ka mohuar origjinën për shkak të frikës nga paragjykimet. Por për mediat greke dhe jo vetëm, është pranuar tanimë se ajo është larguar në moshën 1 vjeçare nga Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptarët janë duke shkëlqyer kudo! Ne normalisht bëjmë tifo për atë që na përfaqëson, por edhe nëse fitorja do ndahet midis këtyre tre shteteve, një shqiptar e rrëmbeu kupën gjithsesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?