Eva Longoria: Burri im urren faktin që publikoj fotografi

Eva Longoria ka postuar një fotografi bardh e zi në Instagram, ku shihet bashkë me burrin e saj të tretë, Jose Antonio Baston, në një restorant. Aktorja e njohur nga “Desperate Housewives” i ka vënë një mbishkrim mjaft interesant kësaj fotografie. “Partneri im në krim! Ai e urren kur postoj fotografi të tij, por burri im është qenia njerëzore më e mirë që njoh. Ne e shëtisim botën bashkë, qeshim bashkë, e duam secilin moment bashkë në gëzim të pastër. Ti je engjëlli im Pepe Baston, i vënë në këtë tokë për ta mbushur zemrën time me dashuri dhe lumturi. Të dua, jeta ime!”, ka shkruar Longoria.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?