Evi Reçi, mesazh të fortë pas humbjes së familjes së saj dhe mikeshës së ngushtë (Video)
“Asgjë nuk me shume rendësi se sa jeta. Sot, më të fortë se kurrë,”- është fjalia që ka shkruar përkrah videos që ka postuar në Instagram këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi.
Evi ka humbur familjen e xhaxhait të saj, e cila me 4 anëtarët u shuan familjarisht në tërmetin e rëndë të mëngjesit të 26 nëntorit. Po ashtu, Diena e cila humbi jetën bashkë me vajzën e saj, është mikesha e fëmijërisë së Evit. Diena ka humbur dhe nënën e saj.
Ajo ka humbur 7 njerëz të rëndësishëm, që sipas saj në videon që ka postuar, kanë hapur një plagë të rëndë në zemrën e saj.